28 janar 2015 – Ice Cream Smart është telefonni më i ri inteligjent nga LG. LG Ice Cream Smart përmban procesorin Qualcomm Snapdragon 400 me katër bërthama me shpejtësi 1.2 GHz, 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Ekrani i pajisjes është 3.5 inç me rezolucion 320 x 480 piksel.
Gjithashtu, telefoni ka një kamera të pasme 8 megapikselë, kamera ballore VGA dhe paketën e plotë të internetit, ku përfshihet lidhja LTE dhe DMB-TV. LG Ice Cream Smart operon me sistemin Android 4.4 KitKat. Përmasat e këtij telefoni janë 118.6 × 59.4 × 16.9mm. Një bateri e lëvizshme me kapacitet 1,700mAh fuqizon pajisjen. Akoma nuk dihet se kur ky telefon do të dalë në treg.





