Durrës, 14 maj 2014 – Sot, më 14 maj, tre OJF që trajtojnë problemet e LGBT-ve, përkatësisht: Ambasada Pink, HRHA dhe OMSA organizuan ekspozitën me titull “Qyteti i ngjyrave”. Një ekspozitë e këtij lloji është organizuar për herë të parë në Tiranë, në vitin 2012, ndërsa këtë vit, përveç Tiranës dhe Durrësit, ekspozita do të udhëtojë edhe në qytete të tjera shqiptare.
Nga logoja e ekspozitës binte në sy mbështetja nga ambasadat e huaja në Tiranë si psh. Ambasada e Bashkimit Evropian, Ambasada Amerikane, Ambasada Italiane, Ambasada e Mbretërisë së Hollandës, ajo Daneze etj.
Pjesëmarrja në ekspozitë ishte shumë e pakët. Autoritet lokale si Prefekti, Kryetari i Këshillit të Qarkut apo deputetë durrsakëm, po ashtu mungonin në këtë ekspozitë. Vetëm Bashkia Durrës përfaqësohej në rang drejtori. Fatkeqësisht mungonin edhe përfaqësues nga dikasteri Veliaj, që realisht ka bërë shumë, madje duke e diskriminuar pozitivisht, këtë kategori personash.
Ndarjet partiake janë të forta edhe në rradhët e komuniteteve LGBT. Festivali i Diversitetit (12-17 maj) po organizohet nga OJF-të pranë Partisë Demokratike, ndërsa OJF-të e majta, përmendim këtu ato në të cilat angazhohet z.Kristi Pinderi, i kanë qëndruar larg këtij aktiviteti duke ndërmarrë aktivitete të tjera në të njëjtat data.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





