Pas 11 ditë nga shpallja e ndarjes, aktori Liam Hemsworth ka nisur procedurat e divorcit nga këngëtarja Miley Cyrus. Us Weekly ka bërë të ditur se Liam ka plotësuar dokumentet e divorcit nga këngëtarja.

Sipas mediave, mësohet se aktori  si arsye për ndarje ka dhënë ‘diferencat të papajtueshme’ mes tyre. Çifti i dha fund martesës së tyre disa mujore dhe gjithashtu lidhjes 10-vjeçare që kanë patur.

Ndërkohë duket se Miley ka nisur një lidhje të re me partneren Kaitlynn Carter me të cilën po shihet shpesh kohët e fundit duke u puthur dhe përqafuar gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë Liam pas ndarjes ka marrë një periudhë pushimi nga aktivitetet dhe po qëndron në Australi tek i vëllai. Duket se ky vendim i aktorit ka ardhur pas lajmeve të njëpasnjëshme të lidhjes së re të Mileyt.