Liam Payne nuk kreu vetëvrasje, sipas prokurorit përgjegjës për çështjen në Argjentinë.
Një burim ka thënë për TMZ se prokurori i çështjes ka vendosur zyrtarisht se Liam nuk ndërroi jetë nga vetëvrasja, duke deklaruar se efektet e barnave që mori ish-anëtari i One Direction e bëri atë të rrëzohej për vdekje nga ballkoni i hotelit CasaSur Palermo 16 tetor.
3 persona janë arrestuar në këtë rast, një punonjëse në hotel, një mik i Liamit dhe një tregtar i dyshuar droge, kjo pas bastisjeve të shumta të kryera nga policia lokale.