Moderatorja shumë e dashur nga Kosova, Liberta Spahiu, e identifikuar me emisionin e saj ‘Prive’, ka njoftuar largimin nga programi.
Vendin e saj do ta zërë ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Mbresa Hajrullahu.
Në emisionin e natës së ndërrimit të viteve, Liberta tha se sezoni i ardhshëm i ‘Prive’ do të ketë një ndryshim të rëndësishëm.
Sipas burimeve të brendshme nga “Artistët Shqiptarë”, përzgjedhja e Mbresës vjen pas suksesit të saj si moderatore në edicionin e dytë të emisionit ‘Big Talk’.
Ndërsa Liberta Spahiu ka qenë sinonim me ‘Prive’ për shumë vite, ky kalim i stafetës shënon një kapitull të ri për emisionin. Teksa ende nuk dihet e ardhmja e Libertës në ekran.