Ka përfunduar votimi në Libohovë dhe Memaliaj, ku me diferencë të ngushtë votash, ka mundur të fitojë koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Në Libohovë kandidati Adil Xhelili i “Bashkë Fitojmë” ka kryesuar me 1401 vota. Ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Leonard Hide mundi të sigurojë 1234 vota nga të gjithë kutitë e numëruara, me 167 vota më pak.
Edhe në Memaliaj ka përfunduar procesi dhe fitues është shpallur Albert Malaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Malaj është shpallur fitues me 2580 vota. Drejtuesi aktual i bashkisë, Gjolek Guci i Partisë Socialiste nuk mundi të fitojë sërish mandatin duke marrë me diferencë të ngushtë 2368 vota, me 212 vota më pak.
Gjuci ka siguruar 47.75% të votave ndërsa Malaj 52.25%.