LIBRAZHD – 24 orë pas konfliktit me armë të ftohta në Kavajë ku humbi jetën një person, një ngjarje tjetër e rëndë regjistrohet por këtë herë në qytetin e Librazhdit. Dy vëllezër janë plagosur me thikë sot tek stacioni i trenit të këtij qyteti, ndërsa policia ka arrestuar autorin.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së martës tek stacioni i trenit kur Artan dhe Sherif Lloga janë qëlluar me thikë pas një konflikti me një person të tretë. Policia dyshon se autori i plagosjes është shtetasi, Vangjel Bicaku, i cili është vënë në pranga.
Mësohet se 2 vëllezërit janë dërguar në spital ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.





