Francë, 3 shtator 2014 – Nesër del libri “shokues” i ish-Zonjës së Parë të Francës, Valerie Trierweiler, që pritet të shkaktojë shumë diskutime. Libri titullohet “Falemnderit për momentet” flet për marrëdhënien dhe tradhëtinë e Francois Hollande. Në media, në revistën “Paris Match”, janë prezantuar disa nga pasazhet e para, që japin një aromë të asaj që pritet të lexojmë.
“Lajmi për Julie Gayet ishte titulli i parë i gazetave në mëngjes. Nuk mundem që ta dëgjoj, nxitoj për në tualet. Marr qesen plastike me pilula. Francois më ndjek dhe kërkon të më heqë nga dora ilaçet. Më dërgon mesazhe dashurie. Më shkruan që jam jeta e tij dhe që nuk bën dot pa mua”, shkruan Valerie.
Sipas saj, Francois Hollande i dërgonte rreth 29 mesazhe në ditë. “Dëshiron që të kthehemi sërish bashkë, cilido që të jetë çmimi që duhet të paguajë. Francois më thotë që ka nevojë për mua dhe çdo natë më kërkon që të takohemi. Hollande më lutej”, shkruan Valerie Trierweiler.
Një nga pikat e forta të librit flet edhe për një takim në të njëjtën tavolinë mes Francois Hollande, Segolene Royal dhe Valerie Trierweiler.
Libri pritet të na befasojë me ndodhitë që Valerie tregon, si pjesëtare prej disa vitesh e Pallatit Elize.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





