· Firma do të investojë rreth 475 mijë euro për produkte me vlerë rreth 14 milionë euro
DURRËS, 2 nëntor 2014 – Edhe një leje minerare për nxjerrjen e 150 mijë metra kub gurë në vit në malin e Krujës.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka njoftuar një firmë nga Kruja për të marrë lejen minerare, pasi ajo ka paraqitur ofertë të suksesshme në tenderin e 11 korrikut 2014 për të drejtën e aplikimit për leje minerare për nxjerrjen e mineralit gëlqeror në zonën minerare konkurruese nr. 373/4, në Makaresh të Krujës.
Kompania private ka paraqitur si ofertë vlerën totale të investimit prej 66 000 000 lekë (rreth 475 mijë euro) dhe sasinë e prodhimit të mineralit gëlqeror 150 mijë metra kub në vit, miratuar në planin vjetor minerar të vitit 2014.
Sipas dikasterit përkatës vlera e produkteve minerare do të arrijë shifrën 1 934 856 000 lekë (rreth 14 milionë euro), kurse vlera e rentabilitetit ekonomik (IRR=….%) 55 %.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





