DURRËS, 6 nëntor 2014– Lida Xhelo, 62 vjec vetëm 15 muaj më parë ishte bashkuar me familjen e vajzës, që jetonte në Çikago me të shoqin dhe dy fëmijë. Në mbrëmjen e së mërkurës, 5 nëntor 2014 Lida, ndërsa po kthehej nga puna në shtëpi u godit nga një makinë, e cila hipi në trotuar, ku po qëndronte Lida dhe e tërhoqi zvarrë derisa e përplasi te ca kangjella aty pranë. Shoferi i makinës ishte i dehur tapë dhe u arrestua menjëherë nga policia. Dhëndri i Lidës, Elton Kaci i deklaroi mediave të Cikagos, se po bëhen përgatitjet e duhura, që e ndjera të varroset në Shqipëri.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





