Kreu i PD-së, Sali Berisha para nisjes së protestës dha mesazhin se e gjithë Shqipëria po zien, ndërsa ftoi të gjithë në protestë.
“Tirana po zien, e tëra në shesh rroftë Tirana rroftë Shqipëria”, tha shkurt Berisha para se të hynte në selinë e PD.
Kujtojmë që sot në të njëjtën kohë me protestën e opozitës zhvillohet edhe Samiti i BE me Ballkanin Perëndimor. Në Tiranë kanë mbërritur të gjithë liderët e Bashkimit Evropian.
Prania e një delegacioni të nivelit të lartë evropian, ka bërë që policia të marrë masa të rrepte, duke i kufizuar opozitës mundësinë për tu mbledhur para kryeministrisë.
Mësohet se protestuesit do të nisen nga selia e PD dhe do të marshojnë deri tek ish-hotel Dajti, pasi deri aty është vendosur “kufiri” nga policia.