Në një darkë pune të organizuar nga kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, liderët e rajonit janë mbledhur në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bled, i cili zhvillohet nesër.
Në një video të postuar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, shihen liderët, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, duke u përshëndetur dhe shtrënguar duart me njëri tjetrin. Pas fotos ata ulen për të darkuar të rrethuar nga mediat. Dritan Abazovic shkruan se darka u organizua nga kryeministri i Sllovenisë dhe presidenti i KE-së, Charles Michel.
Të pranishëm janë gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo si dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Në tavolinë, Rama shihet i ulur pranë Kurtit por në asnjë moment të videos nuk janë parë duke biseduar me njëri tjetrin.
Rama ka postuar disa foto nga darka duke shkruar: “Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër.