Aspak i shqetësuar, lideri i Hamasit, Yahya Sinëar, pretendon se viktimat civile janë “sakrifica e nevojshme” në luftën kundër Izraelit.

Deklarata bombë e kreut të organizatës sunite palestineze u zbulua nga mediat amerikane, të cilat kanë në dispozicion një raport me letrat e tij drejtuar zyrtarëve të Hamasit.

Yahya Sinëar, i cili ndihmoi në orkestrimin e sulmit terrorist të 7 tetorit në Rripin e Gazës  tha se viktimat civilë palestinezë janë  “sakrifica të nevojshme” ndërsa lufta e Izraelit kundër enklavës palestineze vazhdon të jetë e ndezur.

Ai, sipas  letrave që posedon “Ëall Street Journal”,  gjithashtu nxitoi për t’i dhënë fund bisedimeve për armëpushimin në Rripin e Gazës, ndërkohë që shteti hebre po përballet me reagime të forta ndërkombëtare për palestinezët.

Numri i të vdekurve është mbi 37,000.