Çdo marrëveshje që nuk garanton një armëpushim dhe një fund të operacioneve ushtarake izraelite kundër Hamasit në Rripin e Gazës “nuk është një marrëveshje”.

Kështu tha lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh në një deklaratë të transmetuar nga TV satelitor al-Arabiya pas lajmit për vdekjen e motrës së tij, e cila kishte humbur tashmë tre fëmijë dhe katër nipër e mbesa në një bastisje në prill.

“Dhe nëse (Izraeli) mendon se duke vënë në shënjestër familjen time do të ndryshojë pozicionin tonë ose atë të rezistencës, ata gabojnë.”, u shpreh ai.