Gruaja e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny ka bërë një postim në X, ku pretendohet se vdekja e bashkëshortit të saj në një burg rus në shkurt 2024 ishte rezultat i helmimit. Gruaja e Navalny-t, Yulia Navalnaya citon rezultatet e testeve nga laboratorët e huaj mbi provat biologjike nga trupi i Navalny-t.

Në videon që publikoi, Navalnaya, e cila ka akuzuar Kremlinin për vrasjen e burrit të saj, rrëfen se Alexei Navalny kërkoi ndihmë në orën 12:10 më 16 shkurt 2024, duke thënë se ndihej i sëmurë, se po ‘i digjej’ gjoksi dhe stomaku dhe më pas filloi të villte. “Kërkoj publikimin e gjetjeve në mënyrë që të dalë në dritë “e vërteta e pakëndshme”, shtoi gruaja e Navalny-t, megjithatë, pa përmendur se cili helm është përdorur.

Hetuesit rusë që u morën me rastin arritën në përfundimin në vitin 2024 se Navalny “vdiq nga një kombinim sëmundjesh”, një pretendim që gruaja e tij e hedh poshtë.