Fitore bindëse apo jo, Angela Merkel e siguroi mandatin e katërt në krye të qeverisë, duke rivalizuar me udhëheqësit më jetëgjatë të pasluftës, Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl.
Vajza e priftit protestant nga Europa Lindore do të mbetet gruaja më e fuqishme në një botë të mbushur me udhëheqës meshkuj të paqëndrueshëm.
Rezultatet e CDU-së ishin më të dobëtat në dekada, e megjithatë, koalicionin nuk e formon dot askush tjetër. Asnjë parti apo politikan nuk është më i fortë sesa ajo.
Merkel e ka bërë të qartë se është koha që Gjermania ta marrë “në duart e veta fatin e saj”, e duke u shfaqur gjithmonë e më shumë në Europë si alternativa e vërtetë e Donald Trump.
Por aureola e pathyeshmërisë, me këto zgjedhje është lëkundur fort. Merkel e pranoi se votimet do të ishin më të vështirat që prej bashkimit të Gjermanisë dhe bisedimet e koalicionit nuk kanë për të qenë të lehta.