Dy adoleshentë shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke.
Mësohet se shkak është bërë një incident i dhunshëm i ndodhur një natë më parë në Chania, Greqi, ku 18 dhe 16-vjeçari shqiptarë ishin protagonistë.
Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë kanë lidhur dhe dhunuar një 16-vjeçar grek, rreth orës 1 pas mesnate. Sipas burimeve, njëri prej shqiptarëve e godiste me grushte ndërsa tjetri e fshikullonte me rrip.
16-vjeçari u transportua më pas i plagosur në spitalin e Chanias, ndërsa dy autorët janë arrestuar nga policia.





