Policia greke ka arrestuar ditën e djeshme një 35-vjeçar shqiptar në zonën e Neo Manoladas.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari hyri për të grabitur para në banesën e një 73-vjeçareje, të cilën e lidhi dhe më pas përdhunoi vajzën e saj 53-vjeçare.

Shqiptari kishte marrë 500 euro nga gratë por nuk ishin të mjaftueshme për të, pasi më pas kishte marrë 53-vjeçaren greke dhe e kishte detyruar të shkonte dhe të merrte hua para te fqinjët.

Por fqinja nuk kishte pranuar t’ia jepte dhe më pas shqiptari u zhduk me 500 eurot. “Kam vendosur një bombë në shtëpi dhe do ta shpërthej”, i ka thënë ai gruas.

Gratë lajmëruan policinë dhe shqiptari u kap në Stacionin e Autobusëve Kulla ndërsa po përgatitej të hipte në një autobus dhe të nisej për në Kalamatë.