Itali, 23 mars 2014 – Një fëmi rreth 3 vjeç u gjet i lidhur në krevat nga karabinierët italianë në një shtëpi në Galbiate, provinca e Lecco-s. Episodi që i ka lënë pa fjalë karabinierët është verifikuar në një familje emigrantësh nga një vend i Europës Lindore. Në shtëpi ndodhej vetëm gjyshja e fëmijës, e cila nuk kuptonte asnjë fjalë italisht.

Kur prindërit e vogëlushit janë kthyer në shtëpi e kanë justifikuar veprimin e tyre para karabinierëve me faktin që lidhja e fëmijës në krevat është një traditë në vendin nga vijnë. Sipas tyre, fëmija lidhet në krevat për të mos iu kërcënuar ndonjë rrezik. Çifti kishte dalë të bënte pazar dhe për këtë kishte zgjedhur ta lidhte 3-vjeçarin në krevat. Vogëlushi është shoqëruar nga karabinierët në spitalin e Lecco-s dhe sipas mjekëve atij nuk i është gjetur në trup asnjë shenjë lëndimi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/