Një mobilieri në rrugën Tiranë-Ndroq është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.
Nga informacionet e para mësohet se autorët mund të kenë qenë dy.
Ata kanë lidhur rojen dhe kanë arritur të marin kasafortën, ku brenda ishin rreth 30 mijë euro
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Vaqarr.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe arrestimin e autorëve.





