Ekspozimi i nënës shtatzënë ndaj insekticideve rrezikon që fëmijë të lind autik. Një studim i fundit i Universitetit të Kolumbias mbi pesticidet dhe fëmijët ka arritur në këtë konkluzion.

Janë marrë në shqyrtim dhe ndjekur mbi një milion shtatzëni nga viti 1987-2005 dhe ka rezultuar se ekziston vërtet një lidhje statistikore e pranisë së substancave së insekticideve në gjakun e nënave dhe mundësisë së shfaqjes së autizmit tek fëmijët.

Ka rezultuar se nënat që kishin qenë të ekspozuara më tepër ndaj këtyre substancave të dëmshme, kishin 32 % rrezik për të lindur fëmijë autikë. Kërkimi nuk thotë se ai është faktori i shqetësimeve të spektrit të autizmit, por është faktori I parë që dallohet të ketë lidhje dhe ndikim në shfaqjen e tyre.

Kryesisht bëhet fjalë për insekticidet DDt, që aktualisht në pjesën më të madhe të botës, është i ndaluar. Por kjo gamë ilaçesh kundër insekteve, duket se kanë ndikim edhe në shfaqjen e sëmundjeve të tjera të rënda si tumoret apo problemet në zhvillimin cerebral të fëmijëve në fëmijëri.