Me rastin e fillimit të sezonit të ri të Big Brother, Top Channel organizoi një festë speciale ku mblodhi organizatorë dhe ish banorë të shtëpisë më të vëzhguar.

Por jo të gjithë mund të ishin të pranishëm në këtë mbrëmje.

Një prej tyre që mungoi ishte dhe Adela Xhamani, një nga vajzat më të përfolura pas lidhjes së saj me Bjordin.

Mungesa e saj u zbulua nga komentet e Xhemi Shehut në foton e saj me gazetarin Eraldo Rexho.

‘Duhet të ishe dhe ti mbrëmë’-shkruan moderatorja. Ndërsa ish banorja duket se i ka lënë shumë ato kohë.Nuk ishte folur deri më tani kjo lidhje e ngushtë miqësie mes dy bukurosheve.