Myzafer Shkira tha se me Arbërin do të ketë një takim normal të njëjtë si me të gjithë banorët e tjerë.
Babai i moderatores Einxhell Shkira, Myzaferi duket se nuk beson tek raporti i të bijës dhe Dj Dagz, Arbër Gumnishta.
Në një interviste të dhënë për “Shqipëria LIVE”, ai tha se me Arbërin do të ketë një takim normal njëjtë si me të gjithë banorët e tjerë.
Ndërsa shtoi se të gjithë marrëdhënien e tij me të bijën, e sheh të gjithën në kuadër të një loje, si Big Brother VIP.
“Jo e kam parë si një gjë që është parë brenda për brenda një loje. Unë do takoj Einxhellin kur të dalë. Dj Dagz do ta takoj siç takova Monikën, siç do takoj Donaldin. Do i takoj të gjithë banorët që kanë qenë brenda. Pjesët e tjera janë shumë personale, që i takojnë Enxhit,“- tha ai në intervistën e tij.





