Ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozi është zyrtarisht një person në hetim.
“BBC” raporton se gjykatësit francezë kanë ngritur aktakuzë për ish-presidentin Nicolas Sarkozy për korrupsion dhe financim të paligjshëm të fushatës.
Ish-presidenti dyshohet se ka përfituar rreth 50 milionë euro financime nga ish-lideri libian, Muamar Gadafi, për fushatën presidenciale të vitit 2007, që e çoi më pas në krye të Elizesë. Ligj elektoral francez e ndalon financimin nga jashtë.
Akuzat vijnë pasi Sarkozy për dy ditë është marrë në pyetje nga policia anti-korrupsion në Nanterre, në veriperëndim të Parisit.
Ai u lirua të mërkurën pas dy ditëve që u mor në pytetje. 63-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me këto akuza.