29korrik 2015 – Daniel Xhafa quhet 21-vjeçari që u masakrua dhe më pas u dogj fundjavën e shkuar në Larisa të Greqisë.
Familjarët e tij, të cilët sollën dje trupin në Fier, për ta përcjellë në banesën e fundit, thanë se autori është burri i gruas së re me të cilin ishte përfshirë në një lidhje Danieli.
Sipas tyre, ishte vetë femra, me origjinë nga Korça që e kishte joshur dhe më pas e detyronte Danielin që të takohej dhe po ajo ia ka treguar të shoqit. Familjarët e viktimës kërkuan drejtësi për ngjarjen dhe zbardhjen e saj.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





