Ish Miss Shqipëria, Egla Harxhi pas lajmit të shtatëzënisë ka vendosur të prezantojë dhe vajzën që jeton me të dhe partnerin e saj.
Egla dhe fotografi Jarl Ale De Basseville janë në një lidhje prej disa kohësh dhe tani po presin dhe fëmijën e parë. Gjithmonë Egla është shprehur e hapur për preferencat e saj ndaj femrave dhe meshkujve.
Ata kanë një marrëdhënie treshe dhe me sa duket janë shumë të lumtur. Alesia ka jetuar me ta në Vlorë, Tiranë madje vizitonte çiftin dhe në Paris.
Nuditeti është gjeja më e zakonshme në marrëdhënien e tyre treshe, madje dhe në shtëpi ata lëvizin lakuriq.
De Basseville pranon se Alesia e kishte të vështirë të zhvishej më pas rrobat iu kthyen në bezdi.





