Gjatë seancës së sotme parlamentare ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj foli për projektligjin për vettingun në radhët e policisë së Shtetit.

Ministri tha se kushdo që ka marrëdhënie me grupet kriminale do të goditet nga forca e ligjit, qofshin ata të djathtë apo të majtë.

"Dikush ka përdorur termin polici e korruptuar apo e kanabizuar. Po punojme per te goditur grupet kriminale. Nëse përfaqësues të politikës, qofshin të majtë apo të djathtë, janë në një mënyrë apo nje tjetër në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare apo  çdo lloj interesi tjeter, siguroj që asnjë lloj imuniteti s’do i përjashtojë ata nga goditja e ligjit. Ne e pranojmë që ka individë të korruptuar, të paaftë apo edhe të përfshirë në veprimtari kriminale. E dimë që kultivimi i kanabisit nuk ka kursyer edhe policisë së shtetit. Përbaltja nuk e ndihmon policinë të bëhet më e mire."