SHBA, 24 mars 2014 – Makthi i tre fëmijëve të mitur ka marrë fund. Dy gratë kaliforniane që duhet të kujdeseshin për ta janë arrestuar. Mediet amerikane raportojnë se policia ka prangosur dy gra Eraca Craig, 31 vjeçe dhe Christian Deanda, 44 vjeçe, të cilat rezultonin të kishin adoptuar 2 fëmijët më të mëdhenj, ndërsa më i vogli ishte fëmija i njërës prej dy femrave. Fëmijët janë gjetur nga policia në gjendje të mjerueshme.

Ata i kërkasin moshës 8, 5 dhe 3 vjeç dhe janë dy meshkuj dhe një femër. Vajza 5-vjeçare lidhej me zinxhirë në mur në mënyrë që të mos prekte ushqimin. Ndërsa dy djemtë janë gjetur në kushte të mjerueshme, ndërsa shtëpia ishte jashtë çdo kushti higjenik. Vajza ka qëndruar e shtruar për disa ditë në spital në gjendje shoku. Sipas policisë, djali më i madh, 8 vjeç, dukej sikur sapo kishte dalë nga një kamp përqendrimi.

Mësohet se dy gratë po përgatiteshin të ndryshonin shtëpi. Njëra prej tyre, Eraca Craig, për një periudhë kohe kishte punuar si gardiane burgu.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/