Sfida më e re e maratonistit Krasimir Gjeorgjiev është të lidhë Bullgarinë, Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë me një maratonë nëpër Korridorin numër 8, njofton Svetllana Dimitrova e Radio Bullgarisë. Kjo ngjarje sportive, e para për nga lloji i vet, e organizuar me ide të eurodeputetit bullgar Andrej Kovaçev, filloi më 7 maj. Në vazhdim të 13 ditëve, Krasi do të vrapojë nga 80 deri më 100 km në ditë, që të mundë të përshkojë distancën 1 200 kilometrash nga Deti i Zi deri në Detin Adriatik.

Projekti me moton “Lidhje” është nën kujdesin e 3 kryeministrave – Bojko Borisov, Zoran Zaev dhe Edi Rama. Me këtë nismë Krasi do që të tërheqë vëmendjen e qeverive të të tri vendeve, që të mund të realizojnë me përpjekje të përbashkëta projektin e infrastrukturës, i cili do t’i sjellë prioritete të shumta Ballkanit Perëndimor dhe do t’i përmirësojnë marrëdhëniet me fqinjët tanë.

Ka marrë pjesë në 60 maratona klasike dhe 40 ultra. Krasi është bullgari i parë i cili ka përfunduar me sukses ultra-maratonën e vështirë – 216 kilometra, të quajtur “Everesti për vrapuesit”, “(Badwater)” në Luginën e Vdekjes.
Ka marrë pjesë dhe në Maratonën në rërën e Saharës. Thotë se këto janë disa nga garat më të rënda në tokë. Pasi kalon me sukses 250 kilometra në Shkretëtirën e Marokut në 55 gradë, gjendet pas Rrethit Polar Arktik. Aty gjatë një temperature minus 55 gradë kalon trasenë e garës në pjesën veriore të Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës, ku duhet të tregojë se mund t’i përballojë vetë sfidat.

Th.M.