Mbrëmjen e së mërkurës, kur Nikolo Zaniolo dhe e ëma e tij Françeska po ndiqnin Juventusin kundër Ajaksit (Zaniolo është tifoz bardhezi) dhe festonin golin e Kristiano Ronaldos, disa grabitës i kishin vjedhur makinën mamasë së futbollistit.

Ajo e mësoi këtë fakt vetëm mëngjesin e djeshëm, teksa i duhej që të dërgonte të birin në stërvitjen e Romës.

Por, pasi lajmi u bë publik dhe denoncimi u krye në polici, dje ka ardhur surpriza e madhe, teksa mamaja e Zaniolos e ka gjetur automjetin sërish poshtë shtëpisë, në vendin ku iu grabit.