Mesfushori i Çelsit, N’Golo Kante, ka bërë që disa tifozë të kalojnë një natë të paharruar.

Francezi, pasi fitoi ditën e shtunë ndaj Kardif Sitit në Premier Ligë, ishte rrugës me tren për në Paris, ku do të kalonte pak kohë me familjen e tij.

Gjithsesi, ai nuk e kapi në kohë trenin, dhe e gjeti veten në Londër, të vetëm duke kërkuar një vend për t’u lutur. Kante ishte parë në një xhami aty pranë, nga një grup tifozësh, dhe më vonë ata e kishin ftuar në shtëpi.

Lojtari i Çelsit ishte bashkuar me ta, më vonë edhe kishte gatuar, e më pas të gjtihë kishin nisur të luanin FIFA në “PlayStation”.