Përpjekja e drejtuesve të klubit koreanojugor të Seulit për të vendosur manekinë në stadium gjatë një ndeshjeje kampionati ka dështuar në mënyrë spektakolare.

Teksa në Korenë e Jugut kanë rinisur aktivitetet sportive, tifozët spikatën diçka të pazakontë te manekinët të seksit femër në stadium gjatë ndeshejs Seul-Guangzhu, të cilët kishin përmasa të gjoksit 4 herë më të mëdha se manekinët normalë.

Kjo la të kuptohej se drejtuesit e klubit të Seulit kishin vendosur në stola lodra seksi.Pas konstatimeve të tifozëve në rrjetet sociale, klubi ka kërkuar falje publike.

“Dëshironim të sillnim pak humor te tifozët duke tentuar të jepnim mesazhin se mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë të pandemisë së koronavirusit. Konfirmuam se manekinët nuk kishin lidhje me lodrat seksuale”, shkruhej në faqen e klubit koreanojugor.