Sfida e të rinjve nga Durrësi, të zhveshur në të ftohtin e acartë (VIDEO+FOTO)

12/02/2018 - 10:10

Një grup nxënësish të shkollës së mjeshtërisë sportive të Durrësit, “Benardina Qeraxhia”, me në krye mësuesit e tyre, kanë sfiduar të ftohtin e acartë këto ditë shkurti, duke treguar edhe njëherë zotësitë e tyre dhe përgatitjen e fortë fizike.

Të zhveshur vetëm me pantallona, në një terren të ashpër malor si ai i Voskopojës, këta djem të rinj ushtrohen dhe luajnë teksa bien reshje dëbore.

Sfida ndaj të ftohtit ka qenë më tepër argëtuese për ta, të cilët nën ritmet e një kënge të ideuar nga Admir Dizdari, këndonin në kor teksa vraponin në mes të dëborës së dendur, e mbi të gjitha të zhveshur!

Nxënësit e shkollës, të specialiteteve të ndryshme, si: futboll, basketboll, peshëngritje dhe vrapime të mesme e të gjata, improvizuan lojë mbi e nën borë, 1600 metra mbi nivelin e detit në Voskopojë, duke sfiduar vështirësitë e terrenit.

Ekipi:

*Operator xhirimesh: Julian Rakipi

*Asistencë mjekësore: Astrit Zhupaj

*Protagonistë udhëheqje në lojë: Erald Lila dhe Bekim Abrazhda

*Monitorimi dhe kujdesi artistik: Alma Keta Oshafi

Gjatë këtyre aktiviteteve sportive, kanë qenë të pranishme po ashtu edhe vajzat e shkollës, të cilat nën trajnimin e mësueseve të tyre, janë ushtruar sipas specialiteteve përkatëse.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"Despacito" e këngëtarit Luis Fonsi në bashkëpunim me reperin, Daddy Yankee është bërë kënga më e transmetuar e të gjitha kohërave.

Një turist britanik, David Humphries, i cili ndodhej për pushime në Egjipt, ka humbur jetën, pasi është ndjerë keq në pishinën e resortit

E teksa bota mbarë respekton në 20 Tetor Natën e Hënës, Kina mendon përtej saj.

Është munduar që shpeshherë ta mbajë familjen e tij larg mediave dhe fotove në rrjete sociale, por siç duket këtë herë kryeministri Edi R

Arrestimi i Arkimed Lushaj ku shihej gati nudo në një dhomë hoteli, i mbuluar vetëm me çarçaf bëri xhiron e mediave.

Ndërkohë që Sali dhe Shpresa Lushaj, prindërit e këngëtarit Arkimed Lushaj që u arrestua pak ditë më parë, kanë qenë sot të ftuar në emis

Ëndrra e çdo femre është që të duket e re në çdo moshë, por një nënë e tre fëmijëve duket se e ka realizuar këtë dëshirë.

Një aksidenti i pazakontë është regjistruar të enjten rreth orës 18:30 në fshatin e vogël të Gütersloh në Gjermaninë Perëndimore.

Aurenc Bebja/ Publikohet letra e lamtumires se Princ Vidit drejtuar shqitareve para se ai të largohej nga porti i Durrësit.

Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar në “Zonë e Lirë”.