Zbulohet shtatorja e Majlinda Kelmendit: Ditë historike, e nisa këtu dhe kapa majat

28/02/2020 - 17:10

U përurua në Pejë, në vendlindjen e saj shtatorja e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, e vetmja sportiste nga Kosova me medalje të artë në eventin më të rëndësishëm të sportit në botë.

Ajo fitoi të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat “Olimpike RIO 2016”. Kjo statujë e xhudistes me famë botërore është ndërtuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

“Sot është një ditë historike jo vetëm për ju. Ashtu si po e përjetoni ju, unë po e përjetoj edhe dy herë më shumë. Kam shumë emocione, faleminderit shumë që keni ardhur! Shumë njerëz më kanë pyetur a duhej të ishte vendosur statuja në Prishtinë, por mendoj se është më mirë që është këtu, në Pejë, ku kam lindur dhe e kam filluar karrierën.

Besoj se kjo statujë do t’i motivojë shumë fëmijët në Kosovë dhe do t’i bindë që edhe ata mund të arrijnë suksese si unë. Gjithçka që kam arritur, e kam filluar prej këtij vendi të vogël dhe i kam arritur majat botërore. Faleminderit shumë,” – tha në fjalën e saj 28-vjeçarja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkencëtarët që bënë klonimin e parë të suksesshëm në botë, duke krijuar delen Dolly, thuhet se janë në bisedime me qeverinë britanike pë

Muzikë, humor, këngë dhe alegri ishte ajo çfarë shijuan sërish sot nga koncerti i radhës qytetarët nga ballkonet e pallateve në Durrës, p

Izolimi i godet të gjithë, të pasur të varfër, të famshëm e të panjohur, të bukur apo jo të bukur qofshin.

Carrie Symonds, e dashura e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, konfirmoi se është prekur nga koronavirusi.

Brooke Baldwin, një nga gazetaret më të famshme të “CNN” ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Astrologia Meri Shehu veçoi disa shenja të horoskopit të cilat duhet të kenë më shumë kujdes gjatë kësaj periudhe dhe sesi do ndryshojnë

Një grua ka vdekur nga koronavirusi disa orë pasi lindi vajzën e saj.  Nëna 36-vjeçare, e identifikuar vetëm si Galina, thuhet se është i

Në karantinë prej tre javësh, por pasditja e së premtes ka qenë e veçantë për banorët e lagjes nr.16 në Durrës.

Ylli i PSG-së, Neymar i ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit.Sipas mediave braziliane, sulmuesi ka dhuruar 5 milionë euro për të lu