Ka më shumë se 200 shtete në botë dhe ju me siguri keni dëgjuar të flitet për ta të paktën një herë në jetë. Por ka disa shtete dhe territore që me siguri nuk e dini që ekzistojnë. Ato kanë sipërfaqe shumë të vogël, ose banohen nga pak familje.

Më poshtë gjeni të listuara 10 shtete që kanë sipërfaqe dhe popullsi më të vogël se një fshat (area-sipërfaqja; population-popullsia).

Palau

Republika e Palaut është një shtet ishullor në oqeanin Paqësor, që ka më shumë se 300 ishuj të përmasave të ndryshme. Palau është një prej vendeve më të mrekullueshëm në planet. Ai është i mbuluar nga pemët dhe është i mbushur me specie të rralla zogjsh. Në ujërat e tij territoriale jetojnë plot 130 specie të rrezikshme peshkaqenësh. Gjëja më mbresëlënëse në Palau është liqeni i populluar nga mbi dy milionë kandilë deti. Por mos u shqetësoni, me kalimin e kohës ato e kanë humbur aftësinë e tyre djegëse.

Niue

Niue është një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor. Pavarësisht pamjeve të mahnitshme, turizmi nuk është ende i zhvilluar në këtë shtet. Vendi varet nga ndihmat e huaja, sidomos ato që vijnë nga Zelanda e Re. Kryeqyteti është një fshat i vogël me më pak se 600 njerëz. Por ishulli ka një aeroport dhe një supermarket të mirëfilltë, që është i vetmi në të gjithë shtetin.

Saint Kitts dhe Nevis

Ky shtet përbëhet nga dy ishuj Saint Kitts dhe Nevis. Një nga burimet më të mëdha të të ardhurave është programi ekonomik për shtetësinë, që lejon këdo që zotëron të paktën 250 000 dollarë të investojë në industrinë lokale të sheqerit dhe të marrë statusin e qytetarit të Saint Kitts. Një rrugë tjetër për t’u bërë qytetar i këtij shteti është të blesh një pronë me vlerë të paktën 400 000 dollarë në njërin prej ishujve.

Principata e Hutt River

Principata e Hutt River gjendet në provincën me të njëjtin emër të Australisë. Ajo u themelua nga Leonard Casley, që e deklaroi fermën e tij një shtet të ri dhe të pavarur. Pavarësisht se kjo principatë nuk është njohur nga asnjë shtet, ka monedhën e saj, vulën dhe pasaportën. Në pjesë të ndryshme të principatës turistët mund të shohin bustin e lartmadhërisë së tij, Princit Leonard I të Hutt-it.

Tuvalu

Tuvalu është një nga shtetet më të vogla dhe më të varfëra në botë.  Ai gjendet në jug të Oqeanit Paqësor. Situata ekonomike do të ishtë më katastrofike nëse Tuvalut nuk do t’i ishte dhënë domeini i internetit .tv që çdo vit sjell miliona dollarë në buxhetin e shtetit.

Nauru

Nauru është republika e pavarur më e vogël dhe ishulli më i vogël në planetin tonë. Ai ndodhet në qendër të Oqeanit Paqësor. Nauru nuk ka as spital rajonal, apo mjete të transportit pubik, por njerëzit përshkojnë 25 milje rrugë me mjetet e tyre private. Problemet e mjedisit kanë bërë që kjo republikë të mos vizitohet nga turistët. Një tjetër “rekord” i këtij ishulli është obeziteti që kap shifrën e mbi 70 %.

Principata e  Seborga-s

Ky mikroshtet ndodhet në territorin e Italisë dhe është sunduar dikur nga Marçelo I, " i tmerrshmi".  Principata e Seborgas është aktualisht një fshat me të njëjtin emër në afërsi të kufirit francez. Ky shtet i panjohur ka një ushtri që përbëhet nga 3 persona: ministri i Mbrojtjes dhe dy rojtarë kufiri.

Republika e Molossia-s

E vetëshpallura Republika e Molossisë është një mikroshtet i themeluar nga Kevin Baugh, dhe gjendet në Nevada, SHBA. Popullsia e këtij ‘shteti’ përbëhet nga vetë Baugh me familjen e tij, 3 qen, 1 mace dhe një lepur. Molossia ka himnin e saj, emblemën dhe flamurin shtetëror. Molossia ka pasaportën e saj dhe madje edhe një program hapsinor. Atje aplikohet gjithashtu dënimi me vdekje për krime serioze.

Urdhri Ushtarak i Maltës

Përveç Vatikanit në Itali ndodhet një tjetër shtet i vogël që njihet me emrin ‘Urdhri Ushtarak i Maltës’. Sipërfaqja e tij është 0.012 km. dhe përbëhet nga 3 ndërtesa, 2 prej të cilave gjenden në Romë dhe e treta në ishullin e Maltës. Shteti ka monedhën, vulën, faqen e internetit, targën dhe pasaportën e tij. Është shteti i vetëm në botë ku latinishtja është gjuha zyrtare.

Principata e Sealand

Shteti i panjohur i Tokës së Detit, është një platformë që gjendet 6 milje larg nga bregdeti i Britanisë së madhe. Sealand qeveriset nga i vetëshpalluri Princi Regjent dhe çdokush mund të bëhet kont, baron ose edhe dukë, duke blerë një titull nderi në faqen e internetit të këtij shteti, për disa qindra paund.

Burimi: Bright Side

Përshtati: R.O.