Skenë tmerri në një azil pleqsh, ku një grua e moshuar 92-vjeçare është vrarë nga fqinja e saj 102-vjeçare, që jetonte te dhoma ngjitur.

Ngjarja ndodhi në Shezi-Syr-Marnë, në veri të Francës. Prokuroria thotë se 102-vjeçarja e ka pranuar krimin, ndërkohë që është shtruar në psikiatri.

Viktima u gjet e vdekur me goditje të forta në kokë. Mjekët kanë nisur të bëjnë analizat psikiatrike, pasi dyshohet se gruaja ka kaluar në sëmundje mendore.