Një adoleshente në Florida ka humbur jetën nga “sëmundja e puthjes”, ose siç njihet ndryshe mononukleoza.

Doktorët besonin se adoleshentja Ariana Rae Delfs kishte pësuar goditje në tru. Ajo kishte përjetuar fillimisht simptoma të ftohti dhe dhimbje koke.

Edhe pse kishte bërë një numër të madh analizash, duke përfshirë edhe atë të mononukleozës, doktorët nuk e kishin kuptuar se çfarë kishte.

I ati i 17-vjeçares ka treguar për mediat se gjendja e Arianës u përkeqësua aq sa u detyruan ta dërgonin në spital.

“Shkoi në banjo dhe krejt papritur nuk mund t’i ndjente këmbët. Fjalët ishin të paqarta. Ajo thjesht belbëzonte dhe mesa duket dëmtimi në tru sa kishte filluar.”

Më vonë doktorët e diagnostikuan me mononukleoze, sëmundje e cila shkaktohet nga virusi Epstein-Barr dhe përhapet përmes lëngjeve trupore dhe pështymës. Fatkeqësisht virusi kishte shkaktuar dëmtime të rënda në trurin e Arianës.

“Truri i saj kishte shkuar në pikën ku nuk mund të funksiononte më”, është shprehur i ati i saj.