Loja në kuzhinën e shtëpisë nuk ka shkuar ashtu si duhej për një dy vjeçar në Turqi. Këmbët e vockla të Muhammad ngecën në një tenxhere me presion dhe vogëlushi filloi të qante me të madhe. 

Prindërit e tij telefonuan emergjencën pasi nuk arrinin ta nxirrnin. Për fatin e mirë, grupi i zjarrfikësve ia doli që të shpëtonte 2-vjeçarin duke përdorur pajisjet prerëse.

Babai i djalit, Gökhan Turan shpjegoi situatën për mediat turke duke thënë: "Si mund të futet fëmija brenda një pajisje gatimi? Unë me partneren time u përpoqëm ta nxirrmin, por nuk ia dolëm. Nuk donim ta lëndonim prandaj telefonuam grupin e zjarrfikësve dhe ambulancën. Kur erdhën, më thanë se gjithçka do zgjidhet. U qetësova por kisha panik se djali qante dhe kishte frikë. Nuk ndodhi asnjë dëmtim pasi zjarrfikësit u kujdesën shumë mirë për të."