Pas vetëm 6 muaj nga lindja e fëmijës së pestë, Alec dhe Hilaria Baldwin janë bërë sërish prindër. Njoftimi i papritur i fëmijës së tyre të gjashtë (dhe i shtati për aktorin) ka ardhur nëpërmjet rrjeteve sociale. Gruaja ka ndarë në rrjetin social Instagram një foto të bërë nga bashkëshorti, që ajo shfaqet e rrethuar nga fëmijët e saj, përfshirë dhe të sapolindurin që është një vajzë.

Vetëm pak momente më parë Hilaria në Instagramin e saj ka hedhur një foto të vogëlushes ku bashkangjitur saj shkruan Lucia dhe një koment të ëmbël.

Sipër fotos, Hilaria ka shkruar vetëm numrin 7 dhe një zemër. Përsa i takon numrin ajo i është referuar fëmijëve që Alec Baldwin ka, përfshirë edhe Ireland, që aktori e ka me ish bashkëshorten Kim Basinger.

Alec dhe Ilaria Baldëin, që kanë 26 vjet diference mes tyre, janë fejuar në prill të 2012 dhe janë martuar disa muaj më vojë. Pas dy aborteve të dhimbshme, në shtator të 2020 edhe në jete Eduardo “Edu” Pao Lucas. E paevitueshme pyetjet për ardhjen në jetë të bebes, vetëm 6 muaj nga bebja tjetër. Mes hipotezave që qarkullojnë në rrjet bëhet fjalë për mundësinë që çifti i është drejtuar një nënë surrogate ose e ka adoptuar beben. Për momentin Alec dhe Hilaria nuk kanë dhënë ende asnjë deklaratë.