Një nxënës 8-vjeçar,  që mendohet të jetë personi më i gjatë në botë i moshës së tij, thotë se dëshiron t’i bëjë krenarë prindërit e tij duke u rritur edhe më shumë.

Karan Singh ishte rreth 70 cm i gjatë kur lindi, një rekord botëror, por tani ai është i gjatë sa boksieri Vladimir Klitschko.

Gjiganti i ri, nga Meeruti në Indi, është djali i 33-vjeçares Shveatlana, një basketbolliste dhe njëkohësisht gruaja më e gjatë në Indi, transmeton Gazeta Express.

Edhe babai i tij, 41 vjeç, është gjithashtu shumë i gjatë. Sanjay raportoi në "The Mirror" duke thënë se sigurohet që Karan të ndjekë një ‘dietë të veçantë’, duke bërë një jetesë të shëndetshme.

Problemi më i madh i Karan ka qenë gjetja e rrobave dhe mbathjeve të përshtatshme. Shikoni në fotot e mëposhtme se si duket ai në mesin e shokëve të tij.