Janari sjell borë dhe akull në shumë pjesë të botës, por shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme zakonisht nuk bëjnë pjesë në listën e këtyre vendeve.

Por këtë muaj,  janë regjistruar reshje dëbore në Sahara dhe temperaturat në Arabinë Saudite kanë shkuar deri në -2 gradë C.

Në fotot e shpërndara në rrjet, duket akulli në dunat e rërës në Sahara, ndërsa temperaturat kanë rënë nën zero.

Në Arabinë Saudite vendasit dhe të huajt u dyndën në shkretëtirë, në rajonin Aseer, për të shijuar pamjen e rrallë.