Ish-bashkëshorti i moderatores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj ka publikuar një foto në rrjetet sociale. Teksa shihet i qeshur krah gruas me të cilën ka edhe një vajzë, Aleksi duket se i ka kthyer reklamën Rudinës.

Teksa kjo e fundit publikoi një foto ku shkruante se Aleksi tashmë është çun beqar, ish-bashkëshorti i saj ka zgjedhur të shkruajë: Jemi të dy beqarë…

Në fakt, Rudina nuk është edhe aq beqare pasi së fundmi dihet publikisht që moderatorja ka nisur një lidhje dashurie me ish-deputetin Mark Frroku. Këtë të fundit, Rudina e falenderoi publikisht edhe për biznesin ku ai besoi investimet e tij në duart e moderatores.