“Alienët mund të na shkelin pa na parë fare”

05/12/2018 - 19:22

Sa më shumë njeriu vihet në kërkim të një forme tjetër inteligjente nëpër univers, aq më e fortë bëhet pyetja, a jemi të vetëm në këtë gjithësi?

Të vetmet përgjigje që jepen për këtë pyetje që stërmundon njerëzimin prej dekadash e shekujsh mbërrijnë nga teoritë konspirative, ndërsa nga shkencëtarët ka një mori hipotezash.

E këtyre hipotezave u shtohet një e re, që mbërrin nga një shkencëtar rus. Alexander Berezin, një emër i njohur i fizikës botërore shtjellon idenë e tij. Ai sugjeron se qytetërimi i parë që do të zhvillojë teknologjinë për të udhëtuar mes yjeve pashmangshmërisht do të shfaroste qytetërimet e tjera.

“Është njësoj si një ndërtues, që për të ngritur një pallat nuk pyet se do të shembë një hoje milingonash”, deklaron shkencëtari rus i Universitetit të Teknologjisë Elektronike.

Kjo, sipas tij, jo domosdoshmërisht do të thotë që jashtëtokësorët janë agresivë, apo të këqinj por thjesht nuk do ta vinin re ekzistencën tonë, nëse në një skenar të mundshëm do të mbërrinin në Tokë.

Për ta ilustruar akoma më mirë idenë e tij, sjell si shembull historinë njerëzore, fillimisht me kolonializimin dhe më pas me kapitalizmin, dy epoka të ndryshme që kanë shkatërruar kultura dhe qytetërime autentike me përhapjen e tyre. /tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Disa shenja zodiakale janë më të 'mbyllura' ndaj dashurisë, përqendrohen në gjëra të tjera, ose janë më të komplikuar në ndjenja, ndaj mu

Lionel Messi është një prej futbollistëve më të paguar në botë dhe së fundi ka blerë një avion privat për familjen e tij që kushton rreth

Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të operacioneve në këtë planet.

Finalja e madhe e “Këngës Magjike” përfundoi mbrëmjen e së shtunës.

Këngëtari Flori Mumajesi është shpallur fitues i edicionit të 20-të së spektaklit të “Këngës Magjike” me këngën “Plas”.

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Florjan Binaj ishte i ftuari special i kësaj puntate në "Mos i fol shoferit" në Ora News. 

Për herë të parë Aulona dhe Fatma dolën nga kosherja e zakonshme për të sjellë këtë puntatë një Thumb Magjik.

I njohur për karakterin e tij polemizues, ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini është përplasur edhe me Pamela Anderson.

Këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë nominuar për çmimet Grammy në kategorinë, “Best New Artist”, ose artistja m

Ed Razek, kishte deklaruar më herët se nuk punësonin modele trans pasi qëllimi i tyre është që të ruajnë “fantazinë”.