Një stuhi e frikshme rëre goditi Ankaranë të shtunën ndërsa zyrtarët thanë se gjashtë persona ishin lënduar si pasojë e erës së fortë.

Një video spektakolare e ndarë nga zyra e kryebashkiakut, tregonte një re tymi gjigande që gllabëronte ndërtesat. Një tjetër video e postuar në mediat sociale nga drejtoria e përgjithshme e meteorologjisë, tregonte renë e madhe të pluhurit që qëndronte mbi ndërtesat e kryeqytetit, por edhe shumë rrufe.

Drejtoria tha në një postim në Twitter se stuhia e rërës dhe shiu do të vazhdonte edhe për disa orë në kryeqytetin turk, që gjatë muajit të shkuar përjetoi një thatësirë të madhe dhe temperatura jashtezakonisht të larta.