Mbreti i Arabisë Saudite ka lëshuar një dekret, me anë të të cilit gratë tani e tutje lejohen të ngasin makinën.
Mbreti Salman ka hedhur poshtë një politikë të gjatë që është bërë një simbol i fuqishëm i shtypjes së grave.
Kjo risi është publikuar në televizion por nuk do të vihet në zbatim menjëherë.
Kjo lëvizje u njoftua në televizion gjithashtu edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, me dekretin mbretëror që detyronte krijimin e një organi ministror për të dhënë këshilla mbi praktikat e urdhërit brenda 30 ditëve dhe zbatimin e plotë të urdhërit deri në qershor 2018.