Megjithëse është djali i kryeprokurorit të Brescia, Itali, ai nuk ka qëndruar larg telasheve.
Karabinierët italianë kanë vënë në pranga Gianmarco Buonanno, djalin e kryeprokurorit të Brescia-s, i cili akuzohet për grabitje.
Gianmarco akuzohet se bën pjesë në një bandë që vepron në zonën e Bergamasca-s, e që ka grabitur në fund të janarit një supermarket.
Djali i prokurorit mbante një automatik në dorë gjatë grabitjes dhe është identifikuar nga disa video mbi të cilat ka hetuar policia.
32-vjeçari ndodhet tashmë pas hekurave, ndërkohë që vëllai i tij, 4 vite më i vogël, në shkurt të vitit të kaluar u hetua nga prokuroria e Bergamos për shpërndarjen droge mes tifozëve ultras të Atalantës.