Mëngjeset nuk mund të kenë kuptim pa një filxhan kafe të ngrohtë. Por ka një fakt, nuk duhet ta konsumoni përpara orës 9:30 minuta. Kjo pasi studimet kanë treguar se sjell stres gjatë ditës.

Kur pini kafe, kafeina ndërhyn në nivelin e kortizolit, gjë që mund të çojë në rritjen e stresit dhe ankthit. Kjo është arsyeja pse shumë persona e fillojnë ditën e tyre duke u ndier në ankth.

Koha më e mirë për të shijuar kafen tuaj është pas orës 9:30 të mëngjesit kur niveli i kortizolit është më i ulët.