Astrologia e mirënjohur Meri Shehu këtë herë nuk vjen me lajme të mira për njërën prej shenjave të horoskopit.

Për shkak të ndikimit të Marsit, shenjën me më pak fat dhe që duhet të ketë më shumë kujdes, Meri ka vënë Peshqit.

“Me Marsin në Virgjëreshë deri më 22 tetor në lidhje të vështira mund të tregoni padurimin, agresivitetin, tërbimin dhe aksidentet”, shkruan Meri.

“Do ishte e rëndësishme të ndërprisnim rutinën e përditshme për t’u shplodhur shpirtërisht dhe fizikisht”, këshillon astrologia.

“Në datën 16 shtator Marsi do jetë afër me Mërkurin në Virgjëreshë. Ide të fuqishme, debate të forta. Kujdes nga kundërshtimet dhe aksidentet e vogla”.

Astrologia shkruan se Peshqit do të jenë nën ndikimin e Marsit kundërshtues dhe do kenë shumë tension.