Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Aurela Gaçe festoi ditëlindjen pak ditë më parë. Teksa ajo kishte menduar që këtë ditë të veçantë ta festonte vetëm me familjen, bashkëshorti i saj Skerdi kishte menduar diçka më të madhe.

Ai i organizoi Aurelës një festë madhështore ku të pranishëm ishin shumë kolegë e familjarë. Këngëtarja ka publikuar foto e video në profilin e saj në “Instagram”, ku zbulon surprizën e bukur që i ka bërë njeriu i saj i zemrës.

Në fshehtësi të plotë, Skerdi kishte mbledhur gjithë njerëzit e dashur të Aurelës dhe i kishte përgatitur një natë magjike.