Austria nxjerr aplikacionin “Stopp Corona”, ndal zinxhirin e infeksionit

01/04/2020 - 11:37

Kryqi i Kuq në Austri ka krijuar një aplikacion të quajtur “Stopp Corona”, që do t’u vijë në ndihmë qytetarëve për të shënuar të gjitha kontaktet që kanë patur me persona të caktuar.

Gerry Foitik, drejtuesi i bordit të Kryqit të Kuq të Austrisë thotë se ky aplikacion synon të ulë numrin e shërbimeve mjekësore.

“Sa herë që do të keni kontakte me një person, mund ta regjistroni në aplikacion në mënyrë anonime, kështu që nëse infektoheni nga koronavirusi, mund të informoni të gjithë personat me të cilët keni pasur kontakt gjatë 48 orëve të fundit, dhe në këtë mënyrë edhe ata mund të izolohen për të ndalur zinxhirin e infeksionit”, tha ai.

Edhe pse Kryqi i Kuq i Austrisë thotë se ky aplikacion ruan anonimatin, aktivisti austriak Max Schrems mendon ndryshe. Ky i fundit shprehet se aplikacion nuk e ruan anonimatin sepse çdo përdorues ka një numër identifikimi.

Megjithatë, ai thotë se nuk ka probleme të theksuara në këtë aspekt nëse do të merren për bazë ligjet e Bashkimit Europian për të drejtën e privatësisë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia e njohur Meri Shehu ka qenë e ftuar në emisionin "Rudina", ku edhe ka bërë renditjen e shenjave me m

A ekzistojnë strategji të veçanta për të hyrë në zemrën e një personi dhe për t’i bindur ata që të jenë pjesë e jona?

Këngëtari i njohur Chris Trousdale është ndarë nga jeta në moshën 34 vjeçare. Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta para kohe të ish-anëta

“Një vajzë 8-vjeçare e punësuar në mënyrë të paligjshme si shërbëtore është vrarë nga punëdhënësit e saj në Rawalpindi, Pakistan pasi hum

NASA ka publikuar një foto të veçantë të liqenit të Shkodrës, e kapur nga hapësira.

Një peticion ka nisur në Izrael, që po bën thirrje që këngët e Dua Lipës të ndalohen në radio.

Nëse deri tani e keni përdorur deodorantin vetëm për aromë të mirë dhe për të parandaluar djersitjen në zonën e sqetullave, është momenti

Sot do të flasim për shenjat zodiakale që kanë shpesh dhe gjithmonë frikë.